Pedagogia ulet kembëkryq me studentët: Ku janë rektorët?
Protestës së studentëve, tashmë prej ditësh u janë bashkuar edhe pedagogë nga Universiteti i Tiranës. Pedagogia Ilirjana Kushana, e cila i është bashkuar studentëve në kauzën e tyre ka kërkuar që në protestë të ketë edhe drejtues të universiteteve.
Kushana nuk ngurron të ulet këmbëkryq me studentët, teksa denoncon edhe bllokimin e Konferencës të Rektorëve.
“Drejtues universitetesh, ku janë këta që nuk vijnë, ku janë rektorët? Ku janë rektorët?
Ku janë profesorët, ku janë? Kam edhe diçka tjetër, studentë të dashur, kemi tre vite që është bllokuar Konferenca për Rektorët, e cila është një organ kolegjial që mbron të drejtat tuaja, pse, pse është bllokuar.
Çdo njeri që e ndjen veten të ndershëm, cilido votues i majtë apo i djathtë, të lërë politikën dhe të vijë këtu me ju”, u shpreh ajo.