Pelegrinazhi në Tomorr, policia merr masa
Policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në Malin e “Tomorrit”, nga data 18.08.2016-25.08.2016.
Në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Urë Vajgurore, në bazë të një plani të detajuar masash, është vendosur të bashkëpunohet edhe me organet e pushtetit vendor, zjarrfikëset, spitalin rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.
Shërbim do të jetë përgjatë akseve rrugore Berat -Poliçan- Pronovik- Novaj – Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë- Gjerbës -Teqe e Kulmakut, e pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në Malin e Tomorrit.
Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.
Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobuza dhe mikrobuza) të ndalojnë qarkullimin nga nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mikuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbarim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.
KOHA JONË SONDAZH

