Peleshi: 23 milonë euro shtesë për ujitje kullim

Gjatë inspektimit të Skemave të Ujitjes dhe Kullimit, në qarkun e Fierit, në bashkinë e Divjakës, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka deklaruar se nga përfundimi me sukses i fazës së parë të Projektit të Bankës Botërore në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, janë rehabilituar 3 Skemave Ujitëse, Dega e Tërbufit, Dega e Krutjes dhe Skema ujitëse Divjakë, që kanë mundësuar përmirësimin e ujitjes në rreth 15 000 hektarë.

Nga rehabilitimi i Degës së Terbufit me rezervuarin e Thanës kanë përfituar rreth 5 000 fermerë. Për degën e Krujtjes janë rehabilituar rreth 100 km kanale kryesorë dhe sekondarë, dukë përfituar kështu rreth 8000 fermerë.

Ndërkohë është lidhur kontrata dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ky rehabilitim do te mundësoje futjen nën ujitje të rreth 4300 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në zonën e bashkisë Divjakë, nëpërmjet kanalit V2 rreth 3000 hektarë, zonat Babunjë e Vjetër, Gur, Kamenicë, Rremas etj. dhe një pjesë të zonës së Libofshës të bashkisë Fier, nëpërmjet kanalit V1 rreth 1300 hektarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë kemi lidhur kontratën dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ne i quajme V1 dhe V2, degë të Krutjes. Së bashku bëhet fjalë përreth 16 mijë – 17 mijë hektarë, të cilat janë vendosur nën ujë, por që puna të kryhet duhet që edhe kanalet e treta, pra kanalet që çojnë ujin në parcelë të përfundojnë.” Ka thënë ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të vitit 2019, me Projektin e Bankës Botërore, do të nisin punimet për rehabilitimin edhe të 2 skemave të tjera ujitëse për zonën e Lushnjës, Dega e Lushnjës dhe Dega e Çukasit.

“Dua të lançoj dhe njëherë vazhdimin e këtij Projekti të Bankës Botërore me rreth 23 milonë euro të tjera. Fillon shumë shpejt, do të futim nën ujë dhe më shumë se 15 mijë hektarë të tjera.”

Ministri gjithashtu u ka kërkuar krerëve vendorë të jenë bashkëpunues me qeverinë qendrore, e cila ka bërë kalimin e shumë kompetencave bashkive, në rastin e kalimit në administrim të kanaleve të dyta dhe të treta.

Zardhja e plotë

Këtu kemi të bëjmë me një bashki shumë aktive, që është Bashkia e Divjakës. Përballë meje është pothuajse gjithë Drejtoria e Bujqësisë e Bashkisë, jo e Ministrisë së Bujqësisë. Që është po kaq efiçente dhe e pasur në kapacitet. Madje do të thoja që madje ndonjëherë Bashkitë i bëjnë punët më mirë se sa qeveria qendrore.

Për këtë arsye ne kemi decentralizuar shumë funksione tek bashkitë, dhe në raport me bujqësinë, që nga krijimi i Drejtorive të Bujqësisë, le të themi pjesa më e madhe e Skemës së Ujitjes dhe Kullimit iu është transferuar bashkive. Kanalet e dyta dhe të treta nuk administrohen më nga bordi, ja ku është dhe drejtori i Bordit të Fierit, por administrohen nga vetë Bashkia.

E vetmja formulë e suksesshme, unë jam i bindur është bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Bashkisë dhe fermereve. Në qoftë se si në rastin e Divjakës, këto tri elemente bëhen bashkë, mund të kemi sukses. Ç’do të thotë sukses? Sukses do të thotë që uji të vijë me pika në parcelë në fund fare.

Ky është suksesi maksimal, që ne synojmë përmes ndërhyrjeve tona në Skemat e Ujitjes. Këtu jemi në një projekt, siç e tha Kryetari, të përfunduar. Në fazën e parë të përfunduar me shumë sukses. Është një nga projektet më të mëdha.

Nuk është folur shumë, por tani do të vazhdojmë të flasim dhe ta promovojmë, të ftojmë fermerët të bëhen pjesë dhe bashkitë e tjera. Pra, bëhet fjalë për Projektin e Bankës Botërore që ka përfshirë rinovimin, rikonstruksionin e Skemave Ujitjes së Krutjes, degës së Krutjes, degës së Tërbufit dhe Skemën Ujitëse të Divjakës ku jemi sot.

Ndërkohë kemi lidhur kontratën dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ne i quajme V1 dhe V2, degë të Krutjes. Së bashku bëhet fjalë përreth 16 mijë – 17 mijë hektarë, të cilat janë vendosur nën ujë, por që puna të kryhet duhet që edhe kanalet e treta, pra kanalet që çojnë ujin në parcelë të përfundojnë.

Normalisht duhet që edhe fermerët të jenë vetë ata aktivë, por ç’rëndësi ka tani, është dhe vetë mentaliteti, që ne nuk mund të pretendojmë të kalohet kaq kollaj. Këtë po flisnim dhe me Kryetarin e Bashkisë.

Bashkia e Divjakës është një nga bashkitë model që dua ta theksoj dhe njëherë. Pothuasje në të gjithë bashkinë, përmes mjeteve të furnizuara nga qeveria qendrore, ekskavatorëve është duke hapur kanalet e treta në të gjithë territorin e Bashkisë. Ne duam të shkojmë besoj, që këtë vit edhe një shkallë më lart, duam që ta përfshijmë Bashkinë edhe në disa skema pilot, për realizimin e ujitjes me pika për çdo parcelë nga vetë Bashkia, duke e patur ajo si infrastrukturë të veten.

Natyrisht tani që gjitha këto skema të mbahen dhe të jenë të qëndrueshme, duhet që dalëngadalë, pasi fermerët ta kenë provuar “lezetin”, siç thotë populli, pra ta kenë parë se ç’do të thotë ta çosh ujin në këtë formë, me pika apo në formë efiçente në çdo parcelë dhe në çdo bimë, sesi rritet produktiviteti, si kursehet uji, pra pasi ta ketë parë lezetin kësaj pune, pastaj natyrisht do ta kuptojë që duhet të paguajë pastaj nga pak, për ta mirëmbajtur gjithë këtë strukturë.

Unë kam qenë vetë si Fredi, kryetar Bashkie dhe kam përjetuar kohën kur qytetarët e qytetit tim u bindën se duhet të paguanin më tepër për të patur ujë 24 orë, siç e kanë sot dhe madje shumë cilësor dhe të pijshëm. Pra, kjo është rruga me të cilën po ecim.

Dua të lançoj dhe njëherë vazhdimin e këtij Projekti të Bankës Botërore me rreth 23 milonë euro të tjera. Fillon shumë shpejt, do të futim nën ujë dhe më shumë se 15 mijë hektarë të tjera. Por dhe njëherë e mbyll atje ku filova, duhet patjetër të jemi bashkë, Ministria, bashkitë dhe fermerët.

T’i thyejmë ato modelet e vjetra, të funskionimit të ujitjes dhe kullimit. Të ndërtojmë modele të reja moderne, që janë të qëndrueshme dhe natyrisht të leverdishme për të gjithë palët. ​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?