Peleshi: Në 1 janar, gati skema kombëtare me 2.6 mld lekë dhe IPARD me 94 mln euro

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ministria e Bujqësisë  dhe zhvillimit rural do të ketë aktive skemën  kombëtare të mbështetjes prej 2.6 miliardë lekë për fermerët dhe financimin  me 94 milion euro përmes programit IPARD.

Ministri, Niko Peleshi gjatë raportimit për buxhetin në  komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, bëri të ditur datën 30 nëntor për aplikime për të përfituar nga ky program financimi. Peleshi u ndal edhe tek legalizimi i tokave bujqësore te cilat kanë ngelur jashtë hartës së bujqësisë formale duke filluar që nga janari i vitit 2019.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë Dhe Zhvillimit Rural për vitin e ardhshëm nuk ka ndryshuar ai është në vlerën e 10.8 miliard lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?