FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi takohet me Schellenberger, thellohet bashkëpunimi parlamentar Shqipëri–Gjermani

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me presidentin e parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger, me fokus forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, të dy palët u ndalën te rëndësia e thellimit të marrëdhënieve institucionale dhe krijimi i më shumë hapësirave për bashkëpunim të ndërsjellë. U diskutua gjithashtu për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si ekonomia, arsimi, kultura dhe teknologjia, të cilat konsiderohen si shtylla të rëndësishme për forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Peleshi theksoi potencialin që kanë disa qytete shqiptare, veçanërisht Korça, për të shërbyer si ura bashkëpunimi me partnerët gjermanë. Sipas tij, këto qytete mund të luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e projekteve në fushën e arsimit, kulturës dhe inovacionit, si dhe në forcimin e lidhjeve midis institucioneve vendore dhe komuniteteve të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklarimet e tij, Peleshi shprehu edhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Ai vlerësoi kontributin gjerman në avancimin e reformave demokratike dhe integruese, duke e cilësuar si të rëndësishëm për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi me parlamentet e landeve gjermane, krahas marrëdhënieve të mira me Bundestagun, ndihmon në pasurimin e mëtejshëm të partneritetit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke afruar më shumë institucionet, bizneset dhe qytetarët e të dy vendeve dhe duke krijuar baza më të forta për bashkëpunim afatgjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?