Pelinku i përgjigjet akuzave të Ramës për 14 Majin: KQZ nuk dështoi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranon akuzat e kryeministrit Edi Rama për 14 Majin, pasi kreu i qeverisë tha se KQZ se dështoi me menaxhimin e procesit zgjedhor.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku, të cilës Kodi Zgjedhor ia ngarkon përgjegjësinë e drejtpërdrejt për implementimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, thotë se kjo retorikë mund të nxisë paragjykimet lidhur me përdorimin e teknologjinë në zgjedhjet e 2025.

”Nisja me vonesë e procesit dhe kthimi pas i një pjese të qytetarëve, Pelinku e pranon se mund të jetë kthyer në një ngërç për një pjesë të votuesve që nuk janë rikthyer dot më. Problematika me pajisjen e identifikimit elektronik në të paktën 10% të qendrave të votimit në vend, ende nuk ka një përgjigje, pavarësisht se kanë kaluar katër ditë nga zgjedhjet. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon për ngritjen e një skuadre, që do të hetojë për të gjetur ngërçin në pajisjet që dështuan”,-tha në ”MCN TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?