Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pelosi: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë paketën stimuluese brenda së mërkurës

Aktualitet E martë, 9 Mars 2021 08:27
Pelosi: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë paketën stimuluese brenda së mërkurës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan do të marrë për shqyrtim brenda së mërkurës versionin e paketës stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh të miratuar nga Senati amerikan, tha kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi të hënën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tashmë shumë pranë miratimit të paketës më të madhe të ndihmave kundër varfërisë që në vitet 1960, demokratët synojnë që ligji të hyjë në fuqi brenda kësaj jave, para se të skadojnë disa përfitime papunësie. Senati miratoi versionin e tij të këtij ligji pas një votimi maratonë të shtunën gjatë natës. Në versionin e tij, Senati eliminoi ose shkurtoi disa programe të versionit të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, që parashikonin rritjen në 15 dollarë në orë të pagës minimale dhe zgjatjen e asistencës së papunësisë deri më 29 gusht.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 14 minutash
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 23 minutash
Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore

Tani që Senati miratoi variantin e tij, ky projektligj i modifikuar kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nëse miratohet i dërgohet presidentit për firmë. Zonja Pelosi tha në komentet për shtyp se momenti kur Dhoma do ta votojë projektligjin “varet nga koha kur e merr dokumentin nga Senati”. “Mund ta marrim të mërkurën në mëngjes, më e vona,” tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ashtu si në Senat, edhe në Dhomën e Përfaqësueve demokratët gëzojnë një epërsi të ngushtë. Varianti i parë i ligjit u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve pa asnjë votë republikane. Dy demokratë të moderuar votuan kundër këtij version. Një prej tyre, ligjvënësi Kurt Schrader nga shteti Oregon, tha të hënën se pas ndryshimeve të realizuara në Senat, ka në plan të votojë pro.

“Vazhdoj të jem i shqetësuar për përmasat e këtij ligji, por besoj se ndryshimet që bëri Senati do të sjellin ndihmat e nevojshme për oregonasit në vështirësi,” shkruante ai në një koment në Facebook. “Fonde për qeverinë lokale, bizneset e vogla, shkollat, familjet, klinikat shëndetësore si dhe zgjatjen e asistencës së papunësisë,” tha ai për ligjin.

Republikanët, të cilët mbështetën paketën stimuluese në fillimet e pandemisë, kanë kritikuar propozimin e ri si shumë të kushtueshëm. Të premten, kur po zhvillohej votimi në Senat, ligjvënësja demokrate Bonnie Watson Coleman tha se ndjehej “e revoltuar” nga disa ndryshime që kishte bërë Senati, duke shtuar se nuk ishte e sigurtë nëse mund të votonte pro këtij versioni.Një zëdhënës i ligjvënëses nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Ligjvënësja Pramila Jayapal, kryetare e Grupit Progresist të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se besonte që anëtarët do të votonin pro projektligjit, të cilin ajo e cilësoi si “fenomenal” duke shtuar se respektonte pjesën më të madhe të përparësive të grupit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki e vlerësoi projektligjin në një konferencë për shtyp, duke thënë se megjithë disa ndryshime në skaje, “në thelb” mbetej propozimi që kishte paraqitur Presidenti Biden./VOA

Etiketat e lidhura

paketëPelosi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 14 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 23 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.