Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pengjet shqiptare në Al-Hawl, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën

Aktualitet E mërkurë, 28 Tetor 2020 13:50
Pengjet shqiptare në Al-Hawl, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shpëtimi i pesë shqiptarëve nga kampi i ferrit në Siri, është një rreze drite që në të ardhmen do të prekin tonën mëmë, gratë dhe fëmijët e mbetur në këtë kamp vrasës. Pikëpyetjet janë të shumta, pasi Eva dhe Endrit Dumani, motër e vëlla që prej 7 vitesh u morën nga babai i tyre e u çuan në luftë, u ndanë pak ditë më parë, pasi e mitura refuzoi të dalë nga kampi Al-Hawl. Deri më tani informacionet janë se ka disinformim të madh dhe frika e këtyre të rejave është i madh, aq sa ekzistenca për jetën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

15-vjeçarja Eva Dumani, më herët ka ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës, por tashmë nuk do të rikthehet në Shqipëri. “Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu”,-thotë e mitura. Mësohet se ajo shoqërohet me katër gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani. Ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al-Hawl.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Eva është gënjyer dhe kërkimeve për të ajo mendon se mund të përfundojë diku tjetër. ”Nuk e di. Kërkojnë të më çojnë në jetimore. Kështu thonë ushtarët, forcat speciale. Ata kanë edhe foton e dajës, gjoja për të na çuar në Shqipëri, gjoja që unë ta besoj. Mbrëmë natën kanë qenë te fëmijët jetimë dhe kanë treguar foton time. Kanë thënë që duam të sjellin këtu. Ata fëmijët që u kthyen, nuk janë tamam jetimë, pasi e kanë mamanë. Edhe këtu kanë ardhur, por unë nuk isha, u fsheha”,-thotë më tej 15-vjeçarja sipas sms-ve të zbuluara nga ”A2cnn”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, thotë se kërkimet në këtë kamp do të vijojnë për ata shqiptarë që nuk kanë kryer kime apo akte terroriste. Sipas ministrisë, finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

”Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste. Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rikthimi i Floresha Rashës nga kampi i ferrit në Siri, pritet që të zbardhë shumë detaje. Mësohet se SPAK do të marrë në pyetje të riatdhesuarën Rasha. Përmes marrjes në pyetje, struktura e posaçme do të tentojë të mësojë emrat e personave që i kanë ndihmuar për të kaluar drejt Sirisë. Ajo ndodhet në karrocë me rrota dhe është e veja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës , i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”. Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek ”Unaza e Re në Tiranë”, por shkoi të luftonte për ISIS më 16 janar 2013 dhe me vete mori edhe familjen.

Ai u nis nga Tirana për në Stamboll dhe më pas përfundoi si ushtar i Shtetit Islamik. Në vitin 2014 ai u ekzekutua me snajper. Pas kësaj ngjarjeje, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët. Në vitin 2015, Shaban Rasha, babai i viktimës dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor në ngarkim të imamëve dhe besimtarëve të akuzuar për rekrutim të personave për vepra terroriste. Shabani u shpreh krenar për djalin e tij dhe faktin se kishte rënë në luftë. Pas vrasjes së Diamantit, Floresha dyshohet se ka patur edhe dy fëmijë me kreun e luftëtarëve shqiptarë në ISIS, Lavdrim Muhaxheri, ndërsa një prej fëmijëve është vrarë gjithashtu në luftë.

Drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi, thotë se vijojnë përpjekjet për kthimin e shqiptarëve që kanë mbetur në këtë kamp ferr. ”Ne kishim informacione se edhe ata shqiptarë që ishin vendosur në kampe të lëviznin në aeroportin e qytetit të Libanit e më pas në Tiranë, por pas informacioneve të bëra publike edhe nga autoritetet shqiptare, si duket operacioni është shtyrë për në ditët në vijim. Akoma nuk i dimë arsyet […] presim ndërkohë të kemi kontakte me autoritetet e kampit që të konfirmojmë pretendimet nëse mbi 40 persona kanë lëvizur që aty, apo jo”,- tha Elezi duke shtuar se nga grupi i shqiptarëve që mendohet se kanë mbetur në kampe, kryesisht janë fëmijë, por ka edhe të moshuar.

Për më tepër, Elezi nënvizon se organizata e tij dhe grupet e tjera të kontaktit parapëlqenin më shumë ndjekjen e vijës amerikano-kurde, e cila konsiderohet më e sigurt. ”Kjo vijë është më e shpejtë, më e sigurt. Mund të shkohet përmes Al-Holit në Erbil [kryeqyteti i Kurdistanit, në Irak] dhe nga Erbili në Tiranë. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe gazetarë dhe kështu besojmë se mund të marrim edhe personat e tjerë më lehtë se rruga e ndjekur nga kampi në Damask dhe më pas Liban”,- tha më tej. Hamendësohet se në kampin Al-Hawl, janë mbi 70 shqiptarë dhe rreth 40 të tjerë jashtë kampeve siriane, kjo pasi këta i përkasin një tjetër fraksioni të angazhuar në luftën civile që përfshiu Sirinë prej fillimit të vitit 2011.

Dje pas mbërritjes nga Siria, me shqiptarët e riatdhesuar, kryeministri Edi Rama i pyetur nëse personat madhorë të riatdhesuar do të ndiqen penalisht, u shpreh se “kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë”. Rama sqaroi se shteti shqiptar po ndjek “këdo që është shtetas i Republikës i Shqipërisë, pavarësisht moshës”, duke lënë të kuptohet se është shumë e ndërlikuar përpjekja për largimin nga Siria të personave me kombësi shqiptare, por shtetas të vendeve të tjera.

Etiketat e lidhura

Eva Dumanikampi Al Hawlluftepanegsiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.