Pensionet private vullnetare, AMF: Si ka ndryshuar numri i anëtarëve dhe asetet ndër vite

Tregu i pensioneve private vullnetare ka përvijuar tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritjes së numrit të anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto në administrim të fondeve të pensioneve.

Referuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, rritja e numrit të anëtarëve është trefishuar në krahasim me fillimet në vitin 2011. Por rritja më e ndjeshme shihet pas vitit 2014.

Në fund të vitit 2018 numri i anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit është 25,298 pothuajse i trefishuar krahasuar me vitin 2014. Kjo tendencë rritje e pjesëmarrjes në fondet e pensioneve tregon një ndërgjegjësim më të lartë të publikut për potencialin që ofron ky treg” njofton AMF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht me këto ritme të larta rritje ka ecur edhe volumi i aseteve neto nën administrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza e të dhënave tregon edhe rritjen e totalit të aseteve neto të fondeve të pensionit. Vlera e aseteve neto ishte 2,289 milionë lekë në fund të vitit 2018 duke treguar një rritje prej 264% krahasuar me fundin e vitit 2014” njofton AMF.

Rritja e numrit të anëtarëve dhe aseteve neto të Fondeve të pensioneve gjatë periudhës 2011-2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?