Pensionistët dhe të rinjtë mezi ia dalin, borxh tek të afërmit
Pas gati 50 viteve në shërbim të edukimit të brezave të rinj, ish-mësuesi i historisë dhe gjeografisë, shijon atë që ai e quan pension sa për të plotësuar nevojat bazë në stolat e sheshit “Skënderbej”, në shoqërinë e bashkëshortes dhe vëllait.
Një çift i pensionistëve merr së bashku 42 mijë lekë në muaj, që e përdorin për të jetuar, për faturat e muajit dhe ilaçet. Më me pesimizëm shprehet i vëllai, edhe ky pensionist. Borxhet tek të afërmit shihen si mundësia e parë për një tjetër qytetar, i cili jeton vetëm me pensionin e parakohshëm rreth 12 mijë lekë në muaj.
Për një ish-ekonomist, tashmë në pritje të pensionit, politikat e gabuara ekonomike e kanë çuar vendin në këtë gjendjen ku qytetarët vuajnë mungesën e të ardhurave. Mungesa e të ardhurave nuk është problem vetëm për pensionistët. Më e vështirë paraqitet jetesa për Ilirin, 31-vjeçar nga Fieri, i cili jeton vetëm me kempin 6 mijë lekë në muaj.