Pensionisti: Më dridhen duart, nuk na ka sjellë ushqime

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, mosha e tretë kërkon mbështetje. Pensionistët në Thumanë kanë dalë në rrugica me shpresën se dikush do ju sjellë ndihma ushqimore. Ata thonë se disa ushqime janë shpërndarë natën, vetëm tek disa prej banorëve të lagjes. Ata janë shprehur se nuk kanë marrë ushqime në shtëpi dhe akuzojnë se ndihmat janë ndarë me njohje. Bashkia e Krujës ka reaguar duke thënë se ndihma vazhdon dhe fillimisht janë ndihmuar ata që janë më në nevojë. Bashkia thotë se deri më tani, janë shpërndare 900 pako ushqimore.

SHKARKO APP