Peqin/ Betohet kryetari dhe konstituohet Këshilli Bashkiak

Pas konstituimit të këshillit bashkiak të Peqinit, sot u zhvillua edhe ceremonia e betimit të kryetarit të ri të kësaj bashkie. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Lorenc Tosku do të pasojë në këtë detyrë të rëndësishme Sajmir Hasallën që vinte nga radhët e PDIU.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe figura të tjera të rëndësishme të mazhorancës qeverisëse.

Balla në fjalën e mbajtur me këtë rast falënderoi ish-kryetarin Hasalla për lirimin e zyrës në respekt të ligjit, gjithashtu ai bëri apel që Peqini të mos jetë i ndarë në mes partive politike.

SHKARKO APP