Peqini i harruar e braktisur, tregu mes baltës “pasqyra” e një qyteti që vuan varfërinë

Tregu mes pluhurit e baltës i Peqinit është kthyer në pasqyrë e një qyteti që vuan varfërinë e braktisjen. Banorët ankohen për papunësinë e shërbimet e munguara. Fajësojnë kryebashkiakun, Lorenc Tosku, që sipas ka dështuar për ti dhënë zgjidhje plagëve sociale që po largojnë banorët.

Fruta, perime dhe produkte të tjera që shiten mes pluhurit në verë e baltës në dimër.

Kjo është panorama e të ashtuquajturit treg në Peqin.

Është dëshmi e varfërisë që vuan qyteti.

“Nuk kanë lekë, që në orën 9 vetëm tregtarë sheh, nuk ka blerës.”

Bashkisë së Peqinit që drejtohet nga Lorenc Tosku,  thonë se i paguajnë taksa, por nuk kanë marrë kurrë shërbime.

“500 përditë, pluhur dhe pisllëk i madh.”

Konsumatorët shprehen të shqetësuar për kushtet ku gjendet tregu, por thonë se i detyron halli dhe pamundësia.

“Shumë keq por nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Edhe pse ka më shumë se një vit e gjysmë në detyrë, Lorenc Tosku, sipas banorëve ka dështuar të nxisë punësimin.

Si pasojë e mungesës së investimeve dhe prespektives për të rinjtë shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen.

“Kemi qenë të parët për t’ia dhënë votën, si na la kështu?”

“Largohen të rinjtë që kanë qenë më të shkolluar.”

Bashkia e Peqinit ka 33,000 banorë zyrtarisht por për ta deri më sot nuk është kujtuar askush që së paku taksat që ata kanë vite që i paguajnë t’ia kthej në investim.

Ora News - Peqini i harruar e braktisur, tregu mes baltës “pasqyra” e një qyteti që vuan varfërinë

SHKARKO APP