Për çfarë u v*a Liridona? Ja sa para do të fitonte Naimi, pasi ka punuar në Suedi si…
Për vrasjen e Liridonës ka shumë teza për motivin dhe kishte nga ata që shkruanin se arsyeja i kësaj ngjarje ishte siguracioni i majmë që viktima kishte në Suedi, i cili mund të arrinte disa miliona euro. Në lidhje me këtë temë reagoi dhe avokatja Arlinda Loncari, sipas së cilës Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në një prej kompanive më të mëdha në Suedi, të quajtur “Folksam”.
Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një policë sigurimi jete deri në 850 mijë euro në rast se nuk do të zbardhej vrasja. Avokatja Loncari foli edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.
“Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.