Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 12:46 Festoi golin e Rumanisë, por tifozi ra nga tribuna 3 metra e lartë (VIDEO) Një festim i çmendur për pak sa nuk u kthye në tragjedi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Polonisë. Një tifoz rumun ka përfunduar duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Për ç’garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?

Për ç’garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?

Aktualitet
E enjte, 18 Korrik 2024 09:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshja e Ohrit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për ç’garanci bëhet fjalë?

Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas krerëve të shtetit të Kosovës krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë lëshime, që dëmtojnë funksionalitetin e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, duke aluduar për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si çështja ku Prishtinës zyrtare i bëhet më së shumti presion.

Garancitë e Kosovës, sipas Presidentes, kanë të bëjnë me siguri dhe mbështetje ndërkombëtare për anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare, çka do të sillte, sipas saj, më shumë paqe e siguri në rajon. Këto komente presidentja Osmani i bëri për mediet amerikane gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, disa herë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së të Asociacinonit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por qeveria nuk e ka proceduar tutje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo koncesione që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kanë sqaruar procedurën. Pra, duhet të ketë një akt nga ana e qeverisë, që e miraton atë dokument dhe pastaj unë mund ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, por jo pa një akt të tillë fillimisht, është shprehur presidentja Osmani. Mirëpo sipas presidentes “krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e saj, kufijtë e saj, parimin e unitaritetit të shtetit dhe parimet që janë në Kushtetutën aktuale dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas presidentes, Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen.

Mund t'ju interesojë

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Para 19 minutash
Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Para 31 minutash
Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Para 53 minutash

Kurti: Draft ndërkombëtar, jo vendor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, deri tani ka refuzuar që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar. Kryeministri sugjeron që dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, të dërgohen në Këshillin e Evropës apo në Komision e Venecias.

“Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Europës dhe Komision të Venecias. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti. Kryeministri argumenton se ai mund ta shkruajë një draft, por “duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi marrëveshjen bazike, aneksit dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe ketë Asociacion t’ia bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.

Drafti nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, disa herë ka deklaruar se drafti i BE-së për Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe, “është një mundësi e fuqishme për Kosovën”.

“Nuk është dokument jozyrtar, por është përgatitur me kujdes nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Kjo përfshinte personin më të lartë të Bashkimit Evropian, këshilltarët kombëtarë të sigurisë, këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia, si dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë. Drafti synon krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura”, ka deklaruar Hovenier, duke shtuar se “ky draft nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka pushtet ekzekutiv”.

Kushtetutshmëria e statutit të Asosiacionit

Po si e shohin analistët krejt këtë situatë moskoordinimi të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe refuzimi nga ana e qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese?

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se praktikat e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta. “Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, e vetmja mënyrë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Statutit të Asosiacionit të komunave me shumicë serbe është miratimi i të njëjtit nga qeveria për t’i hapur rrugë palëve të autorizuara ku hyn edhe Zyra e Presidentes për të dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, thotë MIftaraj. Sipas tij, qëndrimi i presidentes është i bazuar në ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe praktikat tanimë të ndërtuara nga Gjykata Kushtetuese. Miftaraj thotë se  pas miratimit të të njëjtit dokument nga ana e qeverisë,  palë e autorizuar mund të jetë edhe Kuvendi i Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Në bazë të qëndrimeve publike të Presidentes, mund të kuptojmë se ajo po bën përpjekje të mbajë diskursin dhe bashkëpunimin e domosdoshëm me partneret ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar narrativën ku Kosova po shihet si pengesë  në dialog, i cili po ndikon edhe në raportin e Kosovës me BE-në në rrugën e integrimit evropian, ndihmës financiare por edhe faktit se Kosova ende është nën masa ndëshkuese nga BE. Miratimi i Statutit duhet të kalojë nga qeveria dhe nuk ka autoritet jashtë  qeverisë që mund të përmbush këtë detyrim ndërkombëtar të marrë në vitin 2013 dhe të rikonfirmuar nga qeveria Kurti me marrëveshjen e fundit në Bruksel dhe planin e Ohrit”, thotë Ehat Miftaraj.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të qeverisë janë deklaruar se me kohë  do t’i dërgojë komentet në Bruksel.

Edhe Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  janë pajtuar që t’ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun  Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakuum derisa të emërohet pasardhësi i tij./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Festoi golin e Rumanisë, por tifozi ra nga tribuna 3 metra e lartë (VIDEO)
Para 4 minutash

Festoi golin e Rumanisë, por tifozi ra nga tribuna 3 metra e lartë (VIDEO)

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës
Para 19 minutash

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë
Para 24 minutash

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime
Para 29 minutash

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 15 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 16 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.