Për Gaten, çobanin e lopëve nga Lazarati, Shullazin dhe një foto nga hashashi në Tepelenë
Kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko në një shkrim të gjatë në Facebook komenton zhvillimet e fundit dhe arrestimin e të dyshuarit për disa krime, Emiljano Shullazi. Ai përmend aksionin e Lazaratit, ku u arrestuan disa persona dhe Gate Mahmutaj, sipas tij një çoban lopësh, që u quajt nga Kryeministi si drejtuesi i krimit të organizuar. Ndërkohë Bejko Shton se për Shullazin, deri një ditë më parë Rama dhe Tahiri nuk thoshin asgjë.
E teka flete për drogën që mbillej dikur në Lazarat, Bejko bën dhe një denoncim për fushat me hashash që po mbillen tashmë në zonat e Tepelenës…
Komenti i plotë në Facebook:
Për Gaten, çobanin e lopve nga Lazarati Kryeministri i Shqipërisë dhe gjithë rajonit Edi Rama , Ministri i Brendshëm, media, komentatorët e rrjeteve sociale etj folën e komentuan pa fund sikur të kishin kapur Pablo Eskobarin shqiptar e jo më një të akuzuar si mbjellës të thjeshtë kanabisi.
Kryeministri në delirin e “justifikuar” të “suksesit” në Lazarat na dërdëlliti gjatë për “degatezimin” e drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare duke na premtuar se prej asaj dite në territorin shqiptar nuk do të kishte më asnjë rrënjë kanabisi të mbjellë.
Nga Ai dhe Saje Bobi na u premtua se qysh prej asaj dite do shikonim një polici që se kishim parë kurrë më parë, të pa lidhur me bandat dhe me drogën…
Për Eskobarin, apo Al Kaponen e vërtetë shqiptar Edi Ramës dhe Saje Bobit nuk jua mbajti b…. a ti përmendnin as emrin e jo më të flisnin për orë e ditë të tëra siç bënë për Gate mavrinë !
Kaq poshtë ka rënë ky vend saqë modelet apo heronjtë që eksitojnë opinionin publik, mediat,adoleshentët dhe femrat, bëhen ajo kategori injorantësh e kriminelësh që kanë gjunjëzuar shtetin dhe ju kanë kallur datën të gjithëve dhe jo personalitetet e suksesshme që shkëlqejnë me talentin e tyre dhe djersën e ballit.
Ndjej neveri për ata politikanë, gazetarë, opinionistë që shprehin simpati për banditët që i kanë bërë të gjithë të kenë frikë e të dridhen dhe nuk guxojnë tu përmendin as emrat.
Nga frika e bandave të lidhura me pushtetin, ne shqiptarët pranojmë kokëulur talljebythën që po na bën të gjithëve Ministri i Brendshëm në prononcimet e tij televizive që hiqet sikur nuk e ka njohur fare më parë gjobvënësin.
Nëse kjo qeveri nuk do përmbyset pëpara zgjedhjeve të 2017 si e lidhur dhe e komanduar nga krimi i organizuar, nga kartelet e drogës dhe gjobëvenësit, nga gllabëruesit e tenderave, mediave, tokave, bregdetit, pyjeve e kullotave, Shqipëria do kthehet në një republikë tipike si ato të Amerikës Latine apo asaj Qëndrore si; Kolumbi, Meksikë, Porto Riko, Honduras, Peru etj ku ligjin e bëjnë kartelet e drogës të mbrojtura nga policia ose më saktë ku policia ruan parcelat dhe transporton drogën e tyre.
Opozita duhet të marrë në dorë fatet e vendit, ndryshe në Shqipëri nuk do mbetet këmbë qytetari të ndershëm, por vetëm horrat dhe sojsëzët e “Rilindjes” së bandave.
KOHA JONË SONDAZH

