FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, ka realizuar për herë të parë aplikimin me sukses të terapisë ECMO arterio-venoze

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një arritje, duke realizuar për herë të parë në vend aplikimin me sukses të terapisë ECMO arterio-venoze (Extracorporeal Membrane Oxygenation) te një paciente 63-vjeçare.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se kjo procedurë e avancuar ofron asistencë të përkohshme kardiopulmonare për pacientët me insuficiencë të rëndë kardiorespiratore, në rastet kur funksioni i zemrës dhe mushkërive është i pamjaftueshëm për të mbështetur jetën.

Përdorimi i saj krijon mundësi të reja terapeutike për trajtimin e pacientëve në gjendje kritike dhe konsiderohet një nga teknologjitë më të avancuara në kujdesin intensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MSHMS-së, implementimi i kësaj terapie zgjeron kapacitetet e sistemit shëndetësor shqiptar për trajtimin e patologjive të rënda kardiopulmonare dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit intensiv në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedura u realizua nga ekipi implantues i përbërë nga Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Dervish Hasi, Dr. Marjeta Bilaj dhe Dr. Nereisa Rushiti.

Një rol të rëndësishëm në realizimin me sukses të kësaj ndërhyrjeje pati edhe stafi infermieror i sallës së operacionit dhe i reanimacionit, i cili u vlerësua për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur.

MSHMS cilëson se kjo arritje përfaqëson një moment të rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, duke hapur një kapitull të ri në trajtimin e rasteve më komplekse dhe duke rritur mundësitë për shpëtimin e jetëve përmes teknologjive bashkëkohore të kujdesit intensiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?