Për herë të parë kush prodhon energji me panele, tepricën mund ta shesë te privati

Projektligji i ri për sektorin e energjisë elektrike po synon të ndryshojë ndjeshëm mënyrën si funksionon tregu i energjisë në Shqipëri, duke ulur varësinë nga hidrocentralet dhe duke i dhënë më shumë hapësirë burimeve të rinovueshme si era, dielli dhe sistemet hibride.

Një nga risitë kryesore është futja e konceptit të “klientit aktiv”. Për herë të parë, qytetarët dhe bizneset që prodhojnë energji përmes paneleve diellore apo burimeve të tjera nuk do të jenë vetëm konsumatorë, por edhe prodhues që mund të përdorin, ruajnë dhe madje të shesin energjinë e tepërt.

Në disa raste, ata mund të blejnë energji kur u duhet dhe ta rishesin më tej, duke u bërë pjesë më dinamike e tregut. Sipas projektligjit, këta “klientë aktivë” përfshijnë individë ose grupe konsumatorësh që prodhojnë energji në ambientet e tyre dhe e përdorin për nevoja vetjake, pa qenë aktiviteti i tyre kryesor tregtar. Rregullat e detajuara për funksionimin e tyre do të përcaktohen më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e funksionimit të çmimeve të energjisë, duke synuar më shumë transparencë dhe konkurrencë në treg, si dhe një tranzicion drejt një sistemi më të qëndrueshëm dhe me më pak karbon. Për konsumatorët familjarë, nuk priten ndryshime në kontratat ekzistuese: energjia do të vazhdojë të paguhet me çmime të rregulluara nga shteti, dhe mbeten në fuqi rregullat për pagesat e vonuara, përfshirë ndërprerjen e furnizimit dhe masat ligjore ndaj debitorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër fokus i rëndësishëm është modernizimi i rrjetit përmes matësve inteligjentë, me qëllim faturim më të saktë dhe administrim më efikas të konsumit. Reforma synon përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian dhe krijimin e një tregu më të hapur, më fleksibël dhe më të qëndrueshëm të energjisë në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?