Për herë të parë në shkollë, Kryemadhi: Një rrugë me sfida
Sot nis viti i ri shkollor 2018-2019 dhe emocionet janë më të shumta tek ata që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Për fëmijët që nisin një rrugëtim të rëndësishëm, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Në mesazhin e Kryemadhit, theksohen sfidat dhe rëndësia që fëmijët të kenë dorën e sigurtë të mësuesëve në këtë rrugë të përballjes me jetën.
”Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara”,-shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë
Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.
Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor!

