Për herë të parë, të burgosurit votuan në qendra të posaçme

Për herë të parë, 2310 të paraburgosur dhe të dënuar morën pjesë në zgjedhjet vendore përmes krijimit të qendrave të posaçme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Por proçesi nuk shkoi aq i qetë sa ishte parashikimi. Incidenti i parë u shënua në burgun e Rrogozhinës, ku nuk u votua fare për shkak të përplasjes mes komisionerëve të PS dhe të PD. Në burgun e Fushë-Krujës, në mes të ditës, të burgosurit janë çuar në zyrat e kompanisë aleate ku kanë tërhequr kartat e identitetit.

Më pas kanë hipur nëpër furgona dhe i janë drejtuar qendrave të votimit në ambientet e burgut, të cilat janë mbyllur rreth orës 23:30, pak para mesnate.

Ndërkohë në Shën-Koll, një situatë e ngjashme është denoncuar nga deputeti i PD Aldo Bumçi, që e cilësoi të turpshëm faktin që të votojnë të burgosurit, që nuk janë banorë të Lezhës.

“Në mënyrë të paprecedentë, si nuk ka ndodhur në këto 24 vite, të gjithë të burgosurit e Burgut të Shën Kollit, janë përfshirë në listën e votimeve për Bashkinë e Lezhës. Nuk ka ndodhur kurrë në zgjedhje vendore. Nuk mundet LSI-ja ta marrë Lezhën me të gjithë të burgosurit e Shqipërisë. Turp i madh”, tha Aldo Bumçi.

Në total, u ngritën 19 qendra te posaçme votimi. ndërsa nuk u votua në Kavaje, pasi ëhstë institucion me minorene dhe Tropoje, ku numri i votuesve te paraburgosur dhe te denuar ishte më pak se 15.

SHKARKO APP