Për kë shkon mesazhi? SHBA kërkon institucione të forta në Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, riktheu shqetësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara mbi lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine. Ajo i konsideron këto rrjete si kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Mesazhi u përcoll gjatë ceremonisë përmbyllëse të trajnimit të FBI-së për hetuesit shqiptarë dhe nënvizon nevojën për hetime të thelluara mbi kapitalet e trafikut të drogës dhe përdorimin e tyre në investime publike e private. Ekspertët politikë lidhin këto mesazhe me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë dhe politikën shqiptare, duke theksuar mungesën e përgjegjshmërisë së institucioneve ligjzbatuese për të verifikuar burimet e kapitalit dhe investimet e përfituesve.

Afrim Krasniqi dhe Ermal Hasimja shprehin se pa hetime të qarta dhe kontroll mbi fondet e trafikut, Shqipëria rrezikon të krijojë një trashëgimi negative, ku krimi i organizuar forcohet, konkurrenca humbet dhe politika bëhet më e korruptuar. Mesazhi i SHBA-së synon të garantojë një ekonomi të pastër dhe politikanë të përgjegjshëm, duke e mbështetur luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?