Për Krishtlindje e Vit të Ri, në Kroaci me patentë shqiptare

 

Kush dëshiron të festojë Krishtlindjet apo Vitin e Ri në Kroaci, duke udhëtuar atje me makinë, mund të përdorë patentën shqiptare. Kroaci dhe Shqipëria kanë rënë dakord të njohin patentat respektive dhe marrëveshja hyn në fuqi më 22 dhjetor.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kanë përfunduar gjithë procedurat ligjore për marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të patentave të automjeteve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Shtetet ku mund të lëvizet me patentë shqiptare janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe, që nga 22 dhjetori, Kroacia. Së shpejti pritet të arrihet marrëveshja edhe me Turqinë.

SHKARKO APP