Për mirë apo keq, është reklamë, hashtagu #Albania, 320 milionë kërkime

Një publicitet i pa paguar, por po shfrytëzohet siç duhet? Vetëm një batutë mjafton që të kthehesh në qendër të vëmendjes, kjo është mëse e vërtetuar. Këtë herë jo për ndonjë mrekulli të vetë Shqipërisë, e cila padashur e pa pritur u bë për një javë shteti më i diskutuar, komentuar dhe më virtuali në rrjete sociale por shtrohet pyetja a përfituan nga ky publicitet e  vëmendje e dhuruar?

Por cila është zanafilla! Gjithçka nisi me një deklaratë të datës 19 prill të sekretarit britanik të drejtësisë Michael Gove, kur tha: “Pse ne të gjithë në referendum do të votojmë për t’u larguar, do të bëhemi pjesë e një zone ku vende si; Bosnja, Serbia dhe Shqipëria kryejnë lirisht tregti midis njëra-tjetrës. Jam i sigurt që Britania do të arrijë të lulëzojë në këtë mjedis të ri”.

Provo të shkruash në google, #Albania, dhe pa frikë do të shikosh që komentet, lajmet, analiza, slogane, batuta janë të panumërta. #Albania për një javë, sensacioni i botës dhe plot 320 milionë kërkime. Aspak keq për një vend që pret një sezon turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj jave emri i vendit tonë është ndër të më lakuarit të medias sociale të Britani, qoftë për mirë a për keq, vendi ynë po klikohet dhe kjo rrit edhe më tej kuriozitetin. Kaq mjaftoi që për një javë kjo deklaratë të kishte objekt Shqipërinë dhe polemikat e kritikat e nxitura. Një slogan ku ironizohet vendi ynë, ku britanikët janë kundër modelit Shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Benzinë zjarrit i dha dhe editoriali i Kryeministrit Edi Rama, në “The Times”, ku ndër të tjera, theksoi se: “Jam plotësisht i bindur se qëndrimi i Britanisë në Bashkimin Europian është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë. E ndërkohë jam po aq i bindur se ky vendim do të ishte më i miri edhe për Britaninë dhe miliona njerëzit e tjerë në Europë e më gjerë, që sot i bëjnë thirrje popullit britanik: ju lutem mos u largoni”.

Por diplomacia e Kryeministrit nuk qëndroi me kaq, një intervistë dhe me “Sky News”, ku nënvizoi se: “Dëgjova për herë të parë nga dikush në zyrën time dhe në fillim kujtova se ishte shaka, por pastaj kur i hodha një sy tekstit, duke njohur dhe respektuar inteligjencën e z.Gove, u habita. Mu duk e çuditshme që z.Gove po bënte thirrje për këtë lloj konfederate dhe për një model që ne shqiptarëve nuk na pëlqen ta kemi si model të marrëdhënieve me BE-në. Ne duam të jemi pjesë e BE-së, e jo të vuajmë jashtë BE-së kushtet që na imponon kjo lloj situate, ky lloj pozicioni që kemi aktualisht”.

Nëse i gjithë ky publicitet i dhënë falas do të shërbejë në të mirë të turizmit, neve na ngelet vetëm të presim e të shohim rezultatet, ndërkohë ju mos nguroni që në rrjete sociale me shenjën #Albania të promovoni vendin siç duhet, pa slogan në lidhje me Britanikët. Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?