“Për të blerë një mandat deputeti, nevojiten 500 mijë euro”, Tola: Investitorët e parave…

Pedagogu i ekonomisë, Igli Tola i ftuar në studion e ”RTV Ora”, thotë se Shqipëria është vendi i parë në rajon me indeksin më negativ për pastrimin e parave, sipas indeksit të Bazelit të publikuar në vitin 2020. Sipas tij, pastrimi i parave dhe zgjedhjet në pamje të parë duket se nuk kanë lidhje, por në qoftë se studion faktet atëherë vërehet se ekziston një lidhje.

“Investitorët e parave të pista janë njësoj me investitorët e tjerë. Ideja e tyre është përfitimi, ideja kryesore është që të investojë 500 mijë dhe të marr minimalisht 1 milionë euro më pas. Shqipëria është përmendur gjerësisht jo vetëm nga studimet vendase, por edhe nga raportet ndërkombëtare si një parajsë ose një vend që ka një tendencë të lartë për t’u përdorur nga invazorët ose persona të ndryshëm që duan të pastrojnë para të pista. Paratë e pista mund të vijnë nga krimi i organizuar, nga narkotikët por edhe nga aktivitete e korrupsionet në rangjet qeveritare”.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga indeksi i Bazelit në 2020, renditet vendi i parë në rajon me indeksin më negativ. Ne jemi një nga pikat e pastrimit të parave në Ballkan.

A është kthyer në një treg të zi kjo çështja e votës?

Absolutisht. Po të marrim një vlerë mesatare që pothuajse përmendet nga të gjitha palët dhe duket se nuk po kundërshtohet askush është një çmim që varion te 50-100 euro. Nuk mjafton me kaq sepse për të pasur një mandat elektoral duhet të organizosh edhe fushatën.

Një deputeti i duhen 6 mijë deri në 10 mijë vota që të thyejë herësin, po të bëjmë një llogari të thjeshtë me një çmim prej 50 euro për të blerë një mandat deputeti, një force politike i nevojiten 500 mijë euro.

Investitorët e parave të pista janë me investitorët e tjerë. Ideja e tyre është përfitimi, ideja kryesore është që të investojë 500 mijë dhe të marr minimalisht 1 milionë euro më pas.

Dhe pastaj fillon rrethi vicioz i korrupsionit, sepse ne e dimë sa është paga e çdo deputeti, e çdo ligjvënësi dhe këto para nuk përfitohen as për 1 vit, as për 4 vjet dhe as për 10 vjet.”

SHKARKO APP