Për të grabitur 780 mijë euro, shqiptari dogji gjyshen dhe nipin. E tradhëtojnë gjurmët e gishtave

Në vitin 2018 Greqia u trondit nga një krim të frikshëm. Gjyshe dhe nip u dojën për t’u grabitur 780 mijë euro. Për këtë autor është shqiptari Ledjon Brakaj. Pas arrestimit në Mal të Zi, avokatët e Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.

Autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të Brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dosjes hetimore greke, viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë. Gjatë seancës të së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se urdhri i arrestit Europian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?