Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për të mos u zhgënjyer nga pritshmëritë

Aktualitet E martë, 1 Shtator 2020 17:02
Për të mos u zhgënjyer nga pritshmëritë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Agim Nesho

Në fillim të shtatorit, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të jenë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, dhe Richard Grennell. Takimi është në vazhdën e përpjekjeve për gjetjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Të dyja palët qëndrojnë në pozicione të kundërta: Kosova pret një marrëveshje që sjell njohjen e Republikës së saj nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara; Serbia që nuk e njeh Kosovën si një realitet të patjetërsueshëm dhe kërkon ‘pazar’ për të pranuar këtë njohje. Serbët kanë kohë që insistojnë që marrëveshja e re për normalizimin e marrëdhënieve kërkon që të dyja palët të jenë në pozitat për të fituar diçka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Takimi në Uashington zhvillohet në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emisari i lartë dhe militanti i fushatës presidenciale, Grennell, kërkon që një marrëveshje midis palëve të përbëjë një sukses tjetër në fushën e politikës së jashtme, sidomos tani që marrëveshja midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe tregoi që administrata Trump është e aftë të zgjidhë probleme edhe në konfliktet më të mëdha midis kundërshtarëve të papajtueshëm dhe me pozicione diametralisht të kundërta. Një marrëveshje e dytë në Shtëpinë e Bardhë do të tregojë se marrëveshja e parë nuk ishte rastësi dhe aftësitë negociouese të Presidentit Trump janë të admirueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke parë vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, në kushtet kur shteti i ri i Kosovës është formuar dhe ekziston me bekimin e ndërkombëtarëve dhe tani kërkohen negocime që të dyja palët të dalin me pozicione kompromisi, ka sjellë si rezultat që Grenell të flasë paraprakisht për një marrëveshje ekomomike në interes të të dyja palëve, duke ia lënë zgjidhjen politike Bashkimit Europian.

Në këtë drejtim, Europa dhe sidomos Gjermania janë të qarta që marrëveshja midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të kalojë në një zgjidhje të re politike, por në njohjen e realiteteve të pakthyeshme dhe të ardhmes së përbashkët europiane.

Por problematikën në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rihapjen e çështjes së Kosovës, këtë radhë e sollën vetë liderët lokalë ballkanikë që, për protagonizëm në ndonjë rast dhe nacionalizëm në ndonjë tjetër, kërkonin të përfitonin nga një situatë e re në rendin botëror, e nxitur nga populizmi dhe nacionalizmi.

Të ndodhur përpara këtyre negociatave si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel dhe kur pozicioni i Serbisë gjithmonë e më shumë po shtyhet nga Rusia për ta rikthyer çështjen në vendimmarrjen e fuqive botërore, politika e Kosovës duhet të jetë në ‘alert’ jo vetëm në çfarë fiton, por edhe në çfarë po humbet.

Në marrëveshjen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington u përdor strategjia ‘nga jashtë-brenda’ (outside-in), duke qenë se plani i parë i zgjidhjes së paqes u refuzua nga palestinezët. Arritja e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe një vendi arab është një fitore diplomatike, duke pasur parasysh që çështja e Palestinës ka qenë një kalë beteje për vendet arabe, ndoshta më shumë sesa për vetë Palestinën. Rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën ekonomike, të teknologjisë dhe informacionit është një domosdoshmëri përpara influencës në rritje të regjimit të ayatollahëve të Iranit në Lindjen e Mesme.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Në lidhje me marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Grennell përpara takimit të anuluar të 27 qershorit 2020 u shpreh për një projekt bashkëpunimi ekonomik të tipit ‘Zhenzhen’, një qyteti të Kinës Jugore që është kthyer në një parajsë të zhvillimit të teknologjisë. Marrëveshjet ekonomike janë mëse të pranueshme dhe sjellin zhvillim, mirëqenie dhe prosperitet te vendet ku investohet. Ajo që mund të vërë në pikëpyetje projektin është se Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane dhe jo territore brenda një vendi.

Sado të abstragojmë që krahina si Mitrovica apo qendra, si p.sh. Trepça, të vihen në administrim ndërkombëtar dhe të kemi investime të shtuara, sërish ato janë pjesë e Kosovës dhe do të mbeten të tilla. Ajo që i pengon këto marrëdhënie është nacionalizmi primitiv serb, i cili nuk u njeh qytetarëve kosovarë të drejtën bazike të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, duke i bërë marrëveshjet e transportit të firmosura në Munich të duken qesharake. Ata që njohin rajonin, e kuptojnë që suksesi i negociatave kërkon një zgjidhje klintoniane dhe jo kompromise alla Grenell.

Shumë aspekte të zhvillimit ekonomik janë mëse të domosdoshme, jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për krijimin e një klime më të mirë bashkëpunimi dhe zbutjen e urrejtjes etnike, që për nacionalizmin serb ka qenë dhe mbetet një problem i madh. Prandaj, për të pasur sukses çdo marrëveshje e mundshme, duhet që lidershipi serb të pranojë pa kushte ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj.

Para disa kohësh, Presidenti Thaçi tha se mospranimi i marrëveshjeve me kompromis mund ta kthenin Kosovën si Palestina. Kosova e ka fituar Republikën e saj demokratike dhe është një shtet dinjitoz i barabartë me të tjerët, pavarësisht se nostalgjikët e regjimit të Millosheviçit nuk e njohin si të tillë. Duhet të jenë qëndrimet e qarta dhe me integritet të politikanëve shqiptarë, që nga presionet mos ta shikojnë vendin e tyre në pozicionin e Palestinës.

Në Uashington ata duhet të qëndrojnë fort, jo vetëm duke menduar se janë miq të amerikanëve, por se po mbrojnë një çështje të drejtë që ka marrë zgjidhjen e duhur kohë më parë./ Panorama

Etiketat e lidhura

Agim Nesho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.