Për “Zanin e Malësisê” dhe malësorët

Nga Manjola Zeka-

Diku nga fund-viti i 90-es, mbaj mend nje fenomen nga Vermoshi. Ime moter punonte ne ato vise oficere dhe shpesh here me merrte me vete. Ne mgjes, (nadje) nuk thonin me : “Si keni njeh, po sa keni njeh”..kishin filluar ikjet masive dhe zona e Kelmendit nisi te boshatisej me shpejtesi. “Arratiseshin” ne Jugosllavi me shpresen per ne “token e bekueme” Ameriken.
Shume ia dolen. Në keto 30 vite NY eshte kthyer ne nje baze malesoresh. Them, New York, sepse ne cdo cep te Amerikes ka shqiptare, por duket se Aty eshte mbledhur nje cope e Malesie se Madhe.
U zgjata pak, por mu kujtua sot ky episod i asaj kohe, tek po lexoja komente te faqja “Zani i Malesise” apo duke ju drejtuar personalisht Vasel Gilaj-(es)..
Largimi nga vendlindja jone, jo vetem jashte kufinjeve, ka bere qe Ne per hir te jeteses “me te mire” te shperndahemi, por asnjehere nuk e kemi harruar origjijen nga vijme..
Secili ne menyren e tij e ka tregu veten pak Malesor. Menyra e komunikimit, erdhi duke u forcuar me shume, me hapjen e rrjeteve sociale. Aty filluam te kerkonim njeri-tjetrin dhe shume shpejt u krijuan grupe. Ketu nuk u perjashtuan as malesoret. Pervec grupeve partiake (ku nuk dua te ndalem fare), nje Za i forte i thirri malesoret. Gazeta “Zani i Malesise” u ba “ushqim i perditshem” i joni.
Histori, kuriozitete, foto te vjetra, informacione nga me te ndryshmet per Malesine e Madhe, te ofron kjo faqe ne rrjetin social FB. Shpesh here ai qe menaxhon faqen publikon dhe anketa, qe gjithmone sipas Tij, jane njerez te cilet kane dhene kontributin e tyre per Malesine. Por Ne, në vend ta falenderojme per menyren qe ka gjetur te beje bashke malesoret, pse jo dhe ti vleresoje, i versulemi shpesh dhe duke e fyer.
Nese dikush mendon se kam te drejte qe shkruaj, sepse emri im radhitet diku ne ate Gazete, gabohet. Kam lindur dhe jam rritur ne Malesi te Madhe (Koplik) deri ne moshen 18 vjece dhe kete jo vetem qe nuk e harroj asnjehere, por e ve ne dukje sa here qe mundem.
Une di te shkruaj ( ky eshte profesioni im) dhe sa te kem fryme do shkruaj dhe do promovoj Malesine time. E kam bere per me shume se 20 vite me radhe, do e bej edhe sot, Ani, nese jam apo jo ne ate faqe gazete.
Ndaj, ne vend qe ti “versulemi” njeri-tjetrit, hajdeni te behemi bashke ne te mire te Malesie. Malesoret e beses, burrerise, mencurise, bujarise ia kane dale gjithmone te bashkuar. Pse jo dhe Sot, me shume se kurre.
Le ti behemi krah “Zanit te Malesise” qe te coje me tej misionin e tij, per Malesine dhe malesoret.

SHKARKO APP