Përçahen pedagogët, disa në bojkot dhe të tjetër në auditor: Protesta e humbi kuptimin

Pedagogët janë përçarë në javën e dytë të vitit akademik. Në çdo fakultet të Tiranës gjen salla bosh ku pedagogët protestues ende nuk kanë nisur mësimin, por në klasat ngjitur të tjerë profesorë vijojnë normalisht procesin mësimor.

Pedagogët që i janë kthyer auditorëve refuzojnë të flasin para kamerave. Për ta protesta e humbi kuptimin, bojkoti i zgjatur është në dëm të tyre dhe të studentëve, thonë ata. Edhe studentët frekuentojnë mësimin sipas qëndrimit të pedagogëve.

Për disa bojkoti do të vijë derisa të marrin miratim për rritjen e me 50% të pagave, si dhe kërkesave të tjera ekonomike. Pedagogët protestues kanë vendosur që tubimin e të mërkurës ta zhvillojnë në formën e një forumi para korpusit.

SHKARKO APP