Përçahet PDIU-ja. Tahiri zgjedh Bashën, Idrizi bëri koalicion me Ramën

 

PDIU-ja ka bërë koalicion me Edi Ramën, por deputeti i saj Dashamir Tahiri është shfaqur sot në mbështetje të Bashës, në mitingun në Vlorë.Një lëvizje e fundit kjo, brenda rradhëve të PDIU-së.

Tahiri u ka bërë thirrje protestuesve që të bashkohen, pasi sipas tij socialistët u provuan për 45 vjet me radhë dhe për 25 vjet demokraci.

“I provuam për 45 vjet me radhë këta, edhe për 25 vjet dhe na çuan si para ’90. Nuk ka rëndësi të majtë dhe të djathtë, ekonomia ka vetëm një ngjyrë. Iu bëj thirrje të bashkohemi të gjithë, rroftë demokracia, rroftë Shqipëria, rroftë Çamëria!”, tha në fjalën e tij Tahiri.

Vlora ka një përqindje të konsiderueshme të popullsisë çame, të cilët do të jenë tashmë në dilemë se kë duhet të zgjedhin: Tahirin apo Idrizin.

SHKARKO APP