Përcaktohen koeficientët e indeksimit të pagave
Aktualitet E Shtunë, 10 Prill 2021 20:09
Qeveria miraton koeficientët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar, për llogaritjen fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2015 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë, si më poshtë vijon:
Për pagat referuese, deri më 1.1.1994 8.59
Për pagat e vitit 1994 8.59
Për pagat e vitit 1995 6.92
Për pagat e vitit 1996 5.37
Për pagat e vitit 1997 5.37
Për pagat e vitit 1998 4.48
Për pagat e vitit 1999 3.64
Për pagat e vitit 2000 3.31
Për pagat e vitit 2001 2.83
Për pagat e vitit 2002 2.62
Për pagat e vitit 2003 2.34
Për pagat e vitit 2004 2.13
Për pagat e vitit 2005 1.93
Për pagat e vitit 2006 1.76
Për pagat e vitit 2007 1.67
Për pagat e vitit 2008 1.48
Për pagat e vitit 2009 1.36
Për pagat e vitit 2010 1.30
Për pagat e vitit 2011 1.25
Për pagat e vitit 2012 1.20
Për pagat e vitit 2013 1.16
Për pagat e vitit 2014 1.00
Në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficientët vjetorë të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, nuk mund të jenë më të larta se:
a) trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2015 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr.582, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet, vetëm për pensionet me datë fillimi deri në 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë.