Përcillet për në banesën e fundit shqiptarja Adelina Toska
Është përcjellë për në banesën e fundit Adelina Toska, shqiptarja që humbi jetën në një aksident me makinë të martën e shkuar në Rieti të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se varrimi i nënës së dy fëmijëve u mbajt pasditen e së hënës në Poggio Nativo, ku ajo jetonte bashkë me familjen.
33-vjeçarja udhëtonte me makinë kur u përplas me një tjetër mjet në Salaria, duke humbur jetën. Ajo la pas bashkëshortin dhe dy djem të moshës 6 dhe 12 vjeç.
Toska kishte shkuar në Itali disa vite më parë dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ku bashkëshorti punonte si murator.

KOHA JONË SONDAZH

