Përdhosi flamurin në Fier, pritet si hero në Serbi (foto)
Portieri serb i Apolonisë, Vilson Cakoviç po bën të pamundurën që gjestin në ndeshjen me Tiranën, ku i rrëmbeu flamurin kombëtar një tifozi, ta shfrytëzojë si një mundësi për t’u bërë i njohur në Serbi. Dje portieri vizitoi në stërvitje skuadrën e Crvena Zvezdës, klub nga i cili ka dalë. Ai pohoi për sajtin e klubit të Cervena Zvezdës se në kushtet që u ndodh, çdokush do të kishte vepruar si ai dhe gjithçka ka qenë një provokim i hapur. Në deklarimin e tij Cakoviç ka treguar edhe njëherë ngjarjen. Sipas tij, tre mijë tifozë thërritën në kor: "Vrite serbin!", shkruan Albeu.com. Pasi ka mësuar pezullimin pa afat nga klubi fierak, Cakoviç ka deklaruar për "crvenazvezdafk.com" se, nuk ka shanse të kthehet më në Fier, kështu që kërkon të nisë stërvitjen me Zvezdën dhe më pas të bëhet pjesë e këtij klubi. Duket qartë që portieri serb ka qenë i vetëdijshëm në atë çfarë ka bërë duke "përdhosur" flamurin shqiptar, gjë të cilën po e përdor për të siguruar një kontratë në Serbi./albeu/
KOHA JONË SONDAZH

