Përdhunoi bashkëjetuesen 15-vjeçare, arrestohet i riu në Lezhë

Një 29-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasi 15-vjeçarja e cila bashkëjetonte me të e ka denoncuar për dhunë fizike dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas të dhënave nga policia, i arrestuari është Taulant Lleshi, nga Lezha, ndërsa e mitura është identifikuar me inicialet M.C.

“Me datë 23.01.2015, ora 23.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Lleshi, vjeç 29, banues në Koder-Mulliri, Lezhë, pasi ndaj tij ka berë kallzim shtetasja M C, 15 vjeçe, se ka bashkëjetuar me këtë shtetas dhe se ka kryer marrdhenie seksuale me dhunë dhe është dhunuar fizikisht. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Lezhë për veprat penale “Mardhenie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”, nenet 101 dhe 130/a i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP