Përdhunoi një 16- vjeçare, merr fund arratia e një të moshuari nga Vlora

Policia i jep fund arratisë së pëdhunuesit të një adoleshenteje,duke e arrestuar atë dhe e izoluar në qeli, ku do të vuajë dënimin e merituar.  Një 63- vjeçar nga Vlora, i cili ishte shpallur  në kërkim për përdhunimin e vajzës së bashkëjetueses së tij është prangosur nga policia. I arrestuari Gjergji Memoskëndaj, nga fshati Babicë i Vlorës, ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, teksa është dënuar me tetë vite burg.  Mësohet se 63- vjeçari ka përdhënuar sistematikisht vajzën 16 vjeçare të bashkëjetueses tij, ndërsa denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza disa kohë më parë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?