Përdhunoi të miturën, arrestohet 23-vjeçari nga Himara
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një minorene. Sipas të dhënave zyrtare, Kristaq Kondi, Banues në Piqeras, Himarë është arrestuar pas denoncimit të viktimës, e cila ka deklaruar në polici se i riu e kishte dhunuar dhe e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë.
Sipas dëshmisë së vajzës 14-vjeçare nga Borshi, ngjarja ka ndodhur në orën 1:00 të mëngjesit të së mërkurës.
Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur. Ndërkohë vajza i është nështruar ekzaminimeve mjeko-ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

