Përdorimi i të dhënave personale, Lubonja: Skandal! Prokuroria po “godet” gazetarinë dhe jo PS-në
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për përdorimin e të dhënave personale, deklaroi se është një skandal.
Lubonja theksoi se ajo që vë re është se Prokuroria për këtë çështje “godet” gazetarinë që nxorri skandalin dhe jo PS-në.
“Më 2013, kur kam mbështetur rotacionin, kam thënë se duhej frenuar autoritarizmi i Berishës në atë kohë dhe kam dashur që shqiptarët të shohin se dhe Rama është pjesë e të njëjtit sistem e të ngriheshin parti të reja. Jam skeptik për forcat e reja. Idealisht i dua, por në mënyrë praktike, e shoh të vështirë.
Duhet bashkim i opozitës që të frenojmë autoritarizmin e maxhorancës. Për të dhënat personale që është një skandal, Prokuroria shkon te dera e lapsit dhe nuk kap patronazhistët, në lidhje me skandalin e të dhënave. Provat janë aty. Të hetojë Prokuroria. Në vend se Prokuroria të hetojë patronazhistët, i hyn gazetarisë. Si mos presësh në këto kushte, të mos ketë tension”, u shpreh Lubonja.