Përdorimi i telefonit në timon, ja sa gjobiteni me Kodin e ri Rrugor

Aksidentet rrugore shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, e ku njëri prej tyre më problematiku është përdorimi i celularit gjatë kohës që drejton mjetin. Lidhur me këtë problem, gjobat për përdorimin e celularëvë në makinë do të jenë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Kështu është shprehur dhe ka konfirmuar sot eksperti i Policisë Rrugore, Ervin Dervishi. I ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report Tv, ai u shpreh se propozimet për këto gjoba vijnë pas një studimi ku është konstatuar se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Dervishi nënvizoi se pjesa më madhe e aksidenteve me pasoja të rënda për kalimtarët vijnë nga drejtues që përdorin vazhdimisht celularët duke drejtuar mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 “Për këtë arsye kemi propozuar me ndryshimet e reja që po i bëhen Kodit Rrugor, ashpërsimin e masave ashtu sic kemi bërë dhe për rripin e sigurimit, duke rritur gjobën nga 5 deri 15 mijë lekë të reja. Gjithashtu kemi konstatuar se, aplikimi i këtij niveli gjobe për shkelësit e rripit të sigurimit ka bërë që sot, kemi një situatë shumë herë më të mirë ku 90% e drejtuesve përdorin rripin e sigurimit, nga 30% që ka qenë dikur”, tha Dervishi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?