Perëndimorët mbështesin dyshen Bardhi-Gjekmarkaj për drejtimin e PD-së

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, por edhe Jorida Tabaku (e cila akoma po rri pak larg vendimit për tu bashkuar me dy të parët); pra këta shikohen nga Perëndimi si e ardhmja e PD.

Berisha mbetet ikonë demokrate, por nuk shkon kah e ardhmja e demokratëve. Edhe ai e di.

Ndërkohë Agron Gjekmarkaj me Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, u priten nga Kryetari i Komitetit  për Çeshtje Europiane në Bundestag (Gjermani) Anton Hofreiter, me të cilin bashkë ndanë pikëpamjet mbi integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe e falenderuan për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem gjatë 34 viteve pluralizem.

Ata theksuan rëndesinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehen shqetesimet per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu paten mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj.

Edhe në këtë takim ata, të dy, treguan sagen e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozites Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad personam nenin 73 të Kushtetutës për ndeshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim.

“Vdekja”  e Ballkanit të hapur  është e vetmja “vaki” që është pritur me gëzim duke zvogluar ndikimin e tërthortë rus nëpërmjet Serbisë në Ballkan. Gjekmarkaj dhe Bardhi iu theksuan nevojen e rikthimit të misionit faktmbledhës të Bundestagut gjatë vitit elektoral në Shqiperi.

Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi janë dyshe premtuese për demokratët, por akoma ka klane brenda PD-së që i shikojnë si “kalë Troje” brenda PD së Saliut.

SHKARKO APP