Përfaqësues të –ATA-, takim në MZHETTS për sezonin e ardhshëm turistik

Shoqata Shqiptare e Turizmit-ATA- në kuadrin e pergatitjeve per sezonin turistik veror, organizoi një takim ne Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ku u diskutua  që të rivendosej një kanal  komunikimi dhe të dilej me një një draft masash afatgjata dhe afatshkurtra bashkëpunimi. ATA sot do të dorezoje  pranë kësaj ministrie këtë dokument bazuar në mendimet dhe kërkesat që Industria përcjell rregullisht përmes komunikimit me Shoqatën Shqiptare të Turizmit.

Në këtë takim u diskutua edhe data e Konferencës Kombëtare të Turizmit që industria e turizmit përmes- ATA-s organizon për të VII-tin vit rradhazi. Së shpejti  Shoqata Shqipëtare e Turizmit do të bëje publike edhe datën e saktë të evenimentit për Industrinë e turizmit.

SHKARKO APP