Përfaqësues të PS në Elbasan dhe Ambasadori i Turqisë vizitë në Teqenë e Madhe për ditën e Ashures

Në kuadër të festës së Ashures, një ditë me rëndësi të veçantë për komunitetin bektashian, përfaqësues të Partisë Socialiste të Elbasanit zhvilluan një vizitë në Teqenë e Madhe të qytetit, duke përcjellë urimet e tyre për këtë ditë simbolike të paqes, sakrificës dhe dashurisë njerëzore.

Në këtë vizitë morën pjesë deputetja Aulona Bylykbashi, deputetët e zgjedhur në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, kryetarja e PS Elbasan, znj. Mira Urupi, si dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay. Të shoqëruar nga ekipi lokal i Partisë Socialiste, ata u pritën nga Babai i Teqes të cilit i përcollën urimet më të mira me rastin e festës.

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe respekti të ndërsjellë, u theksua rëndësia e kësaj dite për forcimin e lidhjeve ndërfetare dhe promovimin e vlerave të tolerancës, bashkëjetesës dhe solidaritetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, mirësi dhe dashuri në çdo familje dhe në çdo zemër”, u shpreh znj. Aulona Bylykbashi në mesazhin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festa e Ashures përkujtohet tradicionalisht nga komuniteti bektashian si simbol i sakrificës, besimit dhe shpirtit njerëzor, duke ruajtur një vend të veçantë në mozaikun shpirtëror të qytetit të Elbasanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?