Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, 17 të lënduar

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një azil privat është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ali Visha, teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike.

Mësohet se 17 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit. Ende nuk dihet shkalla e djegies së të moshuarve, apo detaje nga incidenti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

SHKARKO APP