Përfshihet nga flakët gjatë natës një biznes, detajet e para nga policia

Një biznes është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec.

Policia thotë se zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Pogradec/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?