Përfshihet nga flakët kabina e rojës pranë ish-ambasadës Ruse, dëmtohet edhe ajo te Agjencia e Sigurisë Kibernetike
Protesta në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, pasi kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse është përfshirë nga flakët. Ngjarja vjen në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me akte dhune dhe dëmtime të raportuara në disa zona të qytetit. Ndërkohë, sulmeve nuk i ka shpëtuar as kabina e rojës pranë Agjencisë së Sigurisë Kibernetike. Deri më tani, nuk ka të dhëna të plota lidhur me shkaqet e zjarrit apo për persona të mundshëm të lënduar. Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion për rrethanat e incidenteve dhe dëmet e shkaktuara.


