Përfshihet nga flakët kati i dytë i banesës, ndërron jetë 42-vjeçari në Pogradec

Një person ka gjetur vdekjen në Pogradec, pasi shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri kishte rënë në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi me inicialet N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?