Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë, digjet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, teksa mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e shkrumbuar plotësisht automjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?