Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

Një zjarr raportohet se ka rënë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbin.

Zjarri mësohet se ka rënë në fshatin Shullaz ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Përshkak të materialeve drusore zjarri është përhapur me shpejtësi.

Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Gjithashtu kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e larta në vend dhe shpesh zjarrvëniet e mbetjeve nga banorët kanë sjellë që të regjistrohen zjarre të shumtë të cilat ka patur raste që kanë zgjatur me ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?