Përfshihet nga flakët rrethimi i burgut të Peqinit, të burgosurit në panik (FOTO)

Një ngjarje shqetësuese ndodhi sot në ambientet e brendshme të burgut të Peqinit. Zjarri ka rënë dhe ishte më i përqëndruar në sektorin e sigurisë së lartë, ku janë mbyllur më të rrezikshmit. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe është bërë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit. Flakët vunë në panik të burgosurit, por tashmë situata është qetësuar dhe i është rikthyer normalitetit. Tani ka nisur puna për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP