Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet E Shtunë, 26 Gusht 2023 20:07
Është përfshirë nga zjarri një pikë grumbullimi plehrash në Elbasan. Grumbullimi i mbetjeve që është përfshirë nga flakët ndodhet pranë inceneratorit të këtij qyteti.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët.
Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar rënien e zjarrit, ndërsa fusha ruhet edhe me roje.
KOHA JONË SONDAZH

