Përfundimi i një shqiptari, që kërkon azil në Gjermani!

Foto nga një kamp azil-kërkuesish në Gjermani tregon pamje tronditëse sesi trajtohen qytetarët tanë atje. Pjesa më e madhe e këtij kampi  mësohet se janë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Në një raport të fundit të autoriteteve gjermane, Kosova dhe Shqipëria renditeshin në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me Sirinë e përfshirë nga lufta.   

Por ata që vijnë nga Shqipëria, që ka statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian, nuk përfitojnë dot azil. Çdo azil-kërkues  që shkon në Gjermani, fillimisht regjistrohet, dhe më pas shpërndahet nëpër kampe të ndryshme gjermane. Atyre u  jepet një shumë e vogël mujore sa për mbijetesë (200-300 euro) e pas disa muajsh, pasi mbarojnë procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit, u jepet përgjigje mbi kërkesën për azil. Për azil-kërkuesit nga Shqipëria, përgjigja është “Jo” dhe pak kthimit, atyre u ndalohet hyrja në zonën Schengen për 5 vjet. Kësisoj, shumë shqiptarë mashtrohen nga kompani të ndryshme udhëtimi, që u premtojnë azil,  ndërkohë e vërteta është se ata nuk e fitojnë kurrë një të tillë dhe përveç kohës, harxhojnë edhe para si dhe penalizohen që të mos shkelin më për 5 vite në Europë.

Vetëm dy ditë më parë u dëbuan nga Franca rreth 200 azil-kërkues, u ndaluan gjatë javës së fundit në Shqipëri rreth 570 shtetas si dhe u dha alarmi nga Gjermania, se asnjë shqiptar të mos bëjë përpjekje të kërkojë azil në këtë vend, sepse nuk do ta fitojë atë kurrë. 

SHKARKO APP