Përfundojnë testet e reja të dyshuara për koronavirusin, ministrja Manastirliu jep detajet

Ndërkohë që koronavirusi ka vënë në alarm mbarë botën, e raste të reja po shtohen çdo moment, Shqipëria vijon të mbetet për fat e paprekur nga virusi.

Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka inspektuar qendrën shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Gjatë inspektimit për masat e marra për COVID-19, Manastirliu deklaroi se deri mëngjesin e sotëm janë kryer 36 testime për COVID-19, të cilat rezultuan negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milione maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?